Deputeti LSI-se Luan Rama ka reaguar ne rrjetin social Facebook mbi dhunen e ushtuar ndaj banoreve te Astirit nga protesta e zhvilluar para dy ditesh para kuvendit.
Dhuna eshte shebnja e pare e frikes se pushtetit dhe mjeti fundit qe parathote renien e ij shkruan deputeti.
Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të Veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendas apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të Kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet thote Rama.
Ja postimi tij i plote:
Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit, që parathotë rënien e tij!
Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të Veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendas apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të Kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet.
Prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.
Por Kryeministri duhet të ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit, që parathotë humbjen dhe rënien e tij.
Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës!
Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparenca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka Kryeministri t’a shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës që vetë e provokoi dhe e nisi i pari.
Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut.
Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para femijëve e as fëmijet në sy të babës!