E rëndë, punëtori i naftes pret doren

0
171

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një punëtor i naftës ka prerë dorën. Ngjarja ka ndodhur në një prej puseve të naftës në fshatin Amonicë. Mësohet se behet fjalë për A.Gropa.

Nga të dhënat paraprake mësohet se punëtori është dërguar me urgjencë në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

“Më datë 24.11.2018, rreth orës 11:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar shtetasi A.G, 48 vjeç, banues në Patos, Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rëndë me mjet prerës njërin krah duke punuar në ndërmarrjen e naftës në fshatin Amonicë, Vlorë. Po kryhen hetimet e mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here