Vrasja e Kacifas, flet zv/ ministrja: Kjo çështje i përket drejtësisë dhe policisë…

0
136

 

Zv/ ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Artemis Dralo gjatë një takimi për bashkëpunimin rajonal është rikthyer që të flasë për marrëdhëniet me Greqinë dhe tensionet mes dy vendeve pas vrasjes së minoritarit Kacifas. Minoritarja greke Artemis Dralo që ka qenë edhe kandidate e PS për deputete në Dropull është shprehur se ngjarja e Bularatit është e izoluar dhe nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“E para nuk mund të gjykoj një ngjarje kur nuk isha prezent. E dyta çështja është mjaft delikate dhe për hir të pozicionit tim si përfaqësuese e qeverise shqiptare që i përkas minoritetit grek. Natyrisht humbja e një jete njeriu është diçka e tmerrshme për prindërit dhe për krejt minoritetin dhe për të gjithë ne. Ajo që mund tju them është se po përpiqemi të mbajmë të mënjanuara shume gjera që janë personale e jo kombëtare. Kjo ngjarje është një cështje që i përket drejtësisë dhe policisë të merret. Eshtë pra kompetence jo çështje” tha ajo.

Duke iu referuar perspektivës evropiane të Shqipërisë, Dralo tha se qershori i ardhshëm do të jetë një muaj i vështirë. “Ne kemi prioritetet tona, ne kemi punuar intensivisht për shumë vite, por këto muaj do të jenë shumë kritike. Ne po përpiqemi të bëjmë maksimumin në detyrat që Bashkimi Evropian ka vendosur për fillimin e negociatave për anëtarësim. Kjo nuk do të thotë se ne do të konsiderohemi menjëherë anëtar të Bashkimit Evropian, puna tani fillon dhe mendoj se rezultatet do të fillojnë të shfaqen” deklaroi ajo.

Vrasja e Kostandinis Kacifas nga RENEA në Bularat shkaktoi tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa 53 ekstremistë u shpallën ‘non gratta’ mes tyre eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous pas thirrjeve antishqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here