Erisa Xhixho: “Kryeministri mashtroi banoret… Ata janë në të drejten e tyre”

0
213

Prononcimi i Këshilltares së LSI-së Tiranë, Erisa Xhixho nga protesta e banorëve të Astirit

Nuk mundet më ne brezi i viteve 90 apo më tej, të lindur e të rritur në demokraci të pranojmë që një kryeministër të trysnojë dhe mos të dojë të bëjë protesta deh të thotë që nuk është kjo mënyra e zgjidhjes. Në 2013 e ka premtuar këtu para të gjithëve që shtëpitë nuk prishen se janë të bëra me gjak  edhe djersë, se ashtu janë bërë. Dhe ky kryeministër i cili nuk pranon dialog, i bën bllok çdo institucion që këta protestues të bisedojnë dhe të sqarohen për hapat e mëtejshme, sepse të gjithë janë pro rrugës dhe pro projektit infrastrukturor, pavarësisht se ai projekt fsheh një vjedhje galoponte që do ndodh në këtë rrugë. Dhe që padyshim ne nuk do ta lejojmë, prandaj i bëj thirrje dhe Prokurorisë të bëjë një hetim të menjëhershëm qoftë për gjithë mënyrën e tenderimit të kësaj rruge. Qoftë për dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve, atyre nënave e grave dhe ju e patë dëshminë shumë qartë sesi dy prindër apelonin për lirim sepse fëmija e tyre kishte shkuar në shtëpi dhe nuk i kishte gjetur. Faleminderit medias që e ka pasqyruar, edhe dëshminë  e tyre rrënqethëse. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të jemi këtu pranë qytetarëve. Nëse ky kryeministër nuk e respekton shtetin ligjor, të largohet andej nga erdhi në Francë. Atje ku i patë shumë mirë protestat, sesi protestonin qytetarët në Francë dhe në gjithë Europën sepse protestat vetëm e shëndoshin demokracinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here