Shqipëria i bashkohet fushatës botërore kundër Dhunës me Bazë Gjinore

0
139

Shqipëria ka vendosur t’i bashkohet fushatës botërore kundër Dhunës me Bazë Gjinore, duke kërkuar kështu që t’i jepet fund kulturës së heshtjes.

Organizatat e OKB-së në Shqipëri në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çelin fushatën kombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

DEKLARATË PËR SHTYP

“Ne daten 21 nentor në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore u lançua tema e fushatës  “Orange the Ëorld: #HearMeToo” (Bëje botën portokalli: #MeDegjodheMua). Kjo është një thirrje për  t’i dëgjuar dhe besuar të mbijetuarat, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit.

Fokusi duhet të zhvendoset nga vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së viktimës, te vënia e abuzuesit përpara llogaridhënies. Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra. Bazuar në të dhënat e nëntë viteve të fundit, një grua vritet mesatarisht çdo muaj në Shqipëri.

Po në këtë ditë Ministrja e Ministrja e e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi Modelin e Qendrës së Menaxhimit të Krizës, për Rastet e Dhunës Seksuale, që do të ngrihet së shpejti si një investim i qeverisë me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Durrësi, Berati, Vlora dhe Roskoveci u ndriçuan sot në ngjyrën portokalli, simbol i fushatës 16-ditore që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Bashkitë e këtyre qyteteve u angazhuan të përçojnë mesazhin e tolerancës zero për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më 24 nëntor do te ndriçoje godinën në ngjyrë portokalli. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë mbështetur komunitetin lokal dhe shoqërinë civile në organizimin e aktiviteteve për të vënë në qendër të vëmendjes epideminë e dhunës kundër grave dhe vajzave.

Në Shqipëri më shumë se gjysma e grave shqiptare (59,4%) përjetojnë të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre. Fushatës do t’i bashkohet Banka Botërore me ndriçimin e Kalasë së Gjirokastrës në portokalli. Banka Intesa Sanpaolo gjithashtu do të kthehet portokalli.

Me temën: Më dëgjo edhe mua, çdokush inkurajohet që të organizojë aktivitete me lëvizjet e grave, të mbijetuara të dhunës dhe mbrojtjes së të drejtave të grave dhe të krijojnë mundësi dialogu mes aktivistëve, politikë-bërësve dhe publikut.

Ky mobilizim masiv shoqëror, nën petkun portokalli që simbolizon një të ardhme optimiste dhepa dhunë për gratë dhe vajzat, është pjesë e fushatës ndërkombëtare: UNiTE (Bashkohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas).

16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një lëvizje shoqërore botërore për të ndërgjegjësuar dhe nxitur veprime konkrete për çrrënjosjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në  Shqipëri “16 Ditët” nisin  si  çdo vit më 25 nëntor, Dita

Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfshijnë një mori veprimtarish nga individë dhe grupe shoqërore, të cilat bëjnë thirrje për eliminimin e dhunës ndaj  grave dhe vajzave”, shkruhet në këtë deklaratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here