Në Kurbin është zhvilluar konferenca e Degës së PD, e cila votoi edhe për kryetarin e degës. Në garën për kryetar morën pjesë kryetari dhe zëvendës kryetari, i degës, Behar Haxhiu dhe Marjan Tuci. Në konferencë përveç delegatëve, morën pjesë dhe deputetë të qarkut Lezhë dhe përfaqësues nga selia qendrore e PD.
Në përfundim të procesit të votimit, fitues rezultoi Behar Haxhiu.
Pas konfirmimit të rezultateve kandidati Marjan Tuci i uroi “suksese rivalit Behar Haxhiu, ndërsa fitorja jone është përballja në zgjedhjet vendore”.
Ndërsa fituesi, juristi Behar Haxhiu u shpreh se “rimandatimi në krye të degës se PD Kurbin me inkurajon për të punuar me qëllim ti rikthejmë fitoren e kësaj force politike në drejtimin e bashkisë së Kurbinit. I bindur për fitoren ai ka shkaktuar se PD-ja në Kurbin ka dhënë rezultat pozitiv dhe ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Kurbinit do ti rikthehet besimi i te e djathta”.