Në ora 18.00 në pallatin “Petro Marko”, në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e dekorimit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta, të ekipit “Flamurtari”, ekipit të lavdishëm të vitëve 1986 dhe 1987, ekip që sfidoi dy herë “Barcelonen” e madhe dhe gjunjëzoi “Partizanin” e Beogradit.
Kreshnik Çipi, kapiteni i Flamurtarit të asaj kohe, mori këtë dekoratë në emër të atij ekipi.
Rrapo Taho, iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. Me këtë titull, u vlerësuan edhe Pero Ruci, pas vdekjes, Latif Gjondeda, Sokol Kushta, Kreshnik Çipi.