Ç’po ndodh në Greqi, shqiptari gjendet i…

Mediat greke kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm një shqiptar është gjetur i pajetë. Bëhet e ditur se 63 vjeçari me banim në Korfuz është vrarë me armë zjarri.

Policia në Lefkimi është njoftuar nga një shofer i rastit, trupi i viktimës është gjetur i pajetë në një kanal në zonën Spartera. Policia dyshon se viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa ishte denoncuar i zhdukur nga familja të dielën në mëngjes.

Drejtoria e Policisë së Korfuzit vazhdon të hetojë çështjen dhe nga mjekësia ligjore pritet të japen rezultatet e ekzaminimit të trupit të viktimës.

Ndërkohë kujtojmë se pas trafikantit Altin Mullai, të vrarë nga policia helene në Janinë, vetëm gjatë kësaj jave 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-tërt që vdes në territorin grek. Po ashtu një 35-vjeçar i gjetur i pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçar ndërron jetë në aksident në Lamia.

Ç’po ndodh në Greqi, shqiptari gjendet i…

Martohet moderatori shqiptar, tërbohen VIP-at

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko