Me foto/ Vetëm ministria shqiptare nuk bën shqiponjen

0
173

Shqipëria dhe Kosova janë shfaqur më bashkë se asnjëherë në takimin e dy qeverive në Pejë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para dy kabineteve dhe mediave të Kosovës e Shqipërisë ka dërguar mesazhe të qarta për Bashkimin Evropian dhe Serbinë. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka akuzuar për dyfytyrësi Serbinë por edhe BE-në në raport me shqiptarët.

Ai tha se heqja e roaming dhe unifikimi i doganave do zbatohen brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm. Dy qeveritë kanë pozuar më pas në një foto të përbashkët.

Në krye janë dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, përkatësisht të Shqipërisë dhe Kosovës, sëbashku me ministrat e dy qeverive.

Në foto ata kanë dalë duke bërë shenjën e shqiponjës me dy duar. Por ajo që vihet re është ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila është e vetmja nga radhët e dy qeverive e cila nuk e ka bërë shqiponjën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here