Meta me të rinjtë e Kosoves, rinia promotore dhe intigruese e proceseve demokratike

0
173

 

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me një grup studentësh nga Universiteti i Gjilanit në Kosovë. Kreu i shtetit shqiptar shprehet se rinia e dy shteteve duhet të jetë promotore dhe intergruese e dy shteteve.

“Takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese. Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentët ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka. Ndamë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona”,- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here