E paditi Braçen për shpifje, Duka: Më frymëzoi Edi Rama…

0
176

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shpjeguar pse ka paditur deputetin socialist Erion Braçe për shpifje.

“Më thonin pse nuk i përgjigjesh, por nuk kam kohë për Erion Braçen. Nuk merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Njerëzit duhet të jenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj”, deklaroi kreu i FSHF-së në emisionin e mëngjesit në Tch.

Konflikti në distancë mes kreut të FSHF-së Armand Duka dhe deputetit socialist Erjon Braçe ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës. Kunjat, akuzat dhe fyerjet në distancë mes tyre nuk do të qëndrojnë thjesht të tilla, por do të ndiqen në rrugë ligjore.

Kreu i futbollit këtë herë nuk i është përgjigjur lumit të akuzave të Braçes mbi evazionin fiskal thjesht me një komunikatë, por duke paditur rastin në fjalë.

Duka e ka paditur Braçen për shpifje dhe dëmtim të imazhit. Në fokus të kësaj padie janë deklaratat që deputeti Braçe ka deklaruar apo publikuar në profilin e tij në rrjete sociale kundër presidentit të Federatës Duka, të cilin midis të tjerave e akuzon edhe për mospagim të detyrimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here