Mbledhja e dy qeverive, mediat serbe: Nuk ka asnjë bazë për krijimin e Shqipërisë së Madhe

0
191

 

Mbledhja mes dy qeverive dje në Pejë mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës është ndjekur me vëmendje të madhe nga mediat shqiptare, por edhe nga mediat serbe.

Këto të fundit kanë shkruar për deklaratat e Ramës dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Nënshkrimi i nëntë marrëveshjeve të përbashkëta dhe heqja e tarifave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë ka revoltuar mediat serbe. Në numrin e të përditshmes, gazeta serbe “Alo” shkruan se “Shqiptarët bashkohen në 2025”.

Alo

“Shteti i rremë i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar nëntë marrëveshje që rregullojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e bashkimit doganor, uljen e tarifave, ndërprerjen e roamingut, krijimin e dhomave të përbashkëta dhe njohjen e pronësisë industriale”, shkruhet mes tjerash në median serbe.

Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të cilat deri më sot kanë qenë frenuese mes dy shteteve.

Ministrat e dy kabineteve qeveritare në prani të dy kryeministrave firmosën marrëveshjet doganore, njohjen e ndërsjellë të patentave si dhe bashkëpunime në sektorë të tjerë.

Ss

Gjithashtu një tjetër media serbe “Novosti” shkruan në titullin e madh se “Nuk ka asnjë bazë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, duke e shoqëruar artikullin me foton e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here