Ka shpërthyer herët këtë mëngjes revolta tek Unaza e Re. Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë të heqin linjat elektrike në rrugë. Ndërkohë, forca të tjera policie janë duke ardhur në zonë.
Banorët, sikurse edhe dje, kanë dalë nëpër shi dhe nuk lejojnë të kryhen punime pa u kompensuar 100%. Shënohet dita e 24 -t e protestës.
Në zonë dëgjohen thirrjet kundër kryeministrit: “Rama do ta ketë fundin e vet në ‘Astir'”.
Mbrëmë, dy familje u larguan nga Unaza e Re dhe u vendosën në banesa sociale. Bashkia i shembi shtëpitë e tyre.
Këto janë pamjet e djeshme te protestuesve gjate perplasjes me Policine bashkiake: