Plas SKANDALI në Kuvendin e Shqipërisë

0
618

Deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Jorida Tabaku ka denoncuar sot faktin e miratimit të Buxhetit të Shtetit në shkelje të Kushtetutës.

Sipas Tabakut sot mbledhja e Komisionit të Ekonomisë e Financave është drejtuar nga sekretari i Komisionit dhe jo nga kryetari.

Sipas deputetes së PD-së, sot është shkelur edhe Kuvendi.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Sot Komisioni Ekonomisë ka miratuar dokumentin më të rëndësishëm të shtetit në shkelje të ligjit dhe rregullores së parlamentit. Sot mbledhja e komisionit është drejtuar nga sekretari i komisionit.

Dy janë dokumentet më të rëndësishëm të një qeverie, programi dhe buxheti i shtetit.

Kur buxheti i shtetit miratohet në shkelje te ligjit e te rregullores a ka më moral të qëndrojë një qeveri.

Këta që shkelin Kushtetutën, çdo ligj këto që e kanë bërë leckë çdo VKM sot kanë shkelur me të dy këmbët dhe vete parlamentin. A ka më vend për opozitën në këto institucione?

Ministri i Financave i pari dhe i dyti Kryeministri sot kanë shkelur parlamentin me të dy këmbët për një nga dy dokumentet më të rëndësishme të një qeverie!

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here