‘Unaza e Re’/ Do të flijohemi këtu, kemi dalë për pronën tonë, banorët i bëjnë rezistencë policisë

0
146

 

Punonjësit e IKMT-së që u kthyen pas nga banorët e Unazës së Re janë rikhtyer sërish për të vazhduar punën.

Por kjo menjëherë ka rikthyer edhe banorët tek vendi ku zhvillohen punimet dhe kjo e ka acaruar situatën.

Megjithatë punonjësit e e IKMT-së janë të shoqëruar me forca të shumta policie. Njëri krah i rrugës ëhstë bllokuar.

“Sa ikën ne erdhën, s’na lanë rehat turp”, tha njëra nga protestueset, duke theksuar se ata nuk do lejojnë prishjen e banesave të tyre.

“Do të flijohemi këtu, kemi dalë për pronën tonë”, u shpreh një tjetër. Ata janë shprehur të zhgënjyer pasi u ishte premtuar se makinat e IKMT-së nuk do të riktheheshin sot pasi u larguan, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Ndërkohë tek Unaza e Re kanë shkuar dhe deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

“Ky i pabesë do mbajë përgjegjësi para qytetarëve, se i mashtroi, sapo ikën i riktheu punonjësit”, u shpreh deputeti i PD-së Klevis Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here