Xhixho: Misioni jonë, të largojmë këtë kryeministër një orë e më parë…

0
150

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Erisa Xhixho në takimin me strukturat e LSI Tiranës u shpreh se misioni i LSI dhe gjithë qytetarëve është që të largojnë me çdo kush këtë qeveri

Fjala e plotë e anëtares së Këshillit Bashkiak, Erisa Xhixho në takimin me strukturat e LSI Tiranës.

Përshëndetje të gjithëve!

Gjej rastin t’ju falenderoj nga zemra që jemi të gjithë këtu bashkë, në një moment shumë të vështirë për ne dhe për vendin tonë.

Sot, kur varfëria është e tejskajshme në çdo familje shqiptare, ku mezi mbyllet muaji, ku shpenzimet janë rritur, ku taksat janë rritur, ku shpresa për një jetë dinjitoze në Shqipëri po venitet.

Sot, ku çdo familje shqiptare diskuton çdo natë sesi të emigrojë si e vetmja shpresë për të shpëtuar fëmijën nga droga dhe pasiguria.

Ne në muajt e fundit kemi lëvizur dhe kemi bërë një sërë takimesh me shumë zonja, me shumë gra, me nëna që dinë shumë mirë hallet e përditshme. Njëra prej tyre më shprehu një të vërtetë ulëritëse. Kjo qeveri po na detyron ne të emigrojnë nga Shqipëria. Por ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë. Nuk mund të lejojmë që një kryeministër i dehur nga pushteti, nga arroganca të na detyrojë të emigrojmë nga vendi jonë, të largohemi nga njerëzit tanë.

Shihni seç po ndodh tek “Unaza e Re” si shembulli më domethënës që tregon sesi drejton kjo qeveri. Ky kryeministër që përbetohej në takime elektorale që shtëpitë nuk prishen se janë bërë me gjak, sapo i mori votat, i ka çuar fadromat t’i prishin shtëpitë pa i sqaruar, pa i dëgjuar, por me një arrogancë të pashoq, i kërcënon që të mos protestojnë se do shkojnë në burg, dhe për çfarë? Për një rrugë që kushton 40 milion euro, të një vjedhje galopante që bëhet në mënyrë jotransparente dhe të cilën na e sheshin si investim shumë strategjik.

Më falni po kë kërcënon ky kryeministër?!  Me vota të vjedhura që ka ardhur në pushtet, me votat e vjedhura nga paratë e drogës dhe jo nga vullneti I shqiptarëve. Kë kërcënon në vitin 2018? Shqiptarët që kërkojnë shtet ligjor dhe që I kërkojnë të zbatojë ligjin dhe të mbaje premtimet? Kë mendon se tremb ky kryeministër? Mua? Ju apo shqiptarët? Epo ta harrojë që jo nuk e njohim frikën, por kemi dyfish detyrim për tu përballur me të për veten dhe për familjet tona. Pasi ne tashmë e kemi marrë vendimin për të jetuar në Shqipëri dhe për të ndërtuar Europën këtu.

Nuk njohim frikën se njohim ligjin dhe i dimë të drejtat tona dhe A-ja e demokracisë është protesta, protesta, protesta!

Të dashur miq, ne sot kemi një mision që tejkalon LSI-në, që tejkalon çdo bindje politike kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne sot duhet të punojmë, të organizohemi fort për t’iu rikthyer shpresën shqiptarëve me një platformë shumë të mirë ekonomike që fuqizon familjen shqiptare, që fuqizon gruan, që i jep siguri të rinjve për një jetë dinjitoze në Shqipëri.

Ne duhet ta hapim partinë, duhet ta hapim LSI-në ndaj çdo qytetari, ndaj grave, ndaj të rinjve, ndaj intelektualëve dhe akademikëve pasi kështu mund ta kthejmë partinë tonë në një mekanizëm dhe dobi të njerëzve. Të jemi gjithëpërfshirës dhe me një sistem meritokracie të konsoliduar brenda nesh për të motivuar çdo anëtar dhe qytetar  që të bëhet pjesë e misionit tonë.

Pasi të dashur miq unë nuk iki nga vendi im, as ju dhe as shqiptarët nuk ikim nga Shqipëria, por kemi një mision dhe kemi një detyrim. Të largojmë këtë kryeministër  një orë e më parë, sot dhe jo nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here