‘Film serial’në Përrenjas, plagos te riun grabit makinen..( Foto)

0
164

 

Një 29-vjeçar nga Prrenjasi është arrestuar ditën e sotme pasi natën e kaluar ka plagosur me armë një të ri dhe më pas ka grabitur me forcë një makinë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kakavec të Prrenjasit, rreth orës 01:30, kur Afrim Radiçi është grindur me një 23-vjeçar për motive të dobëta, e më pas e ka plagosur atë me armë zjarri.

I riu me inicialet Xh.P. po nga fshati Kakavec është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por 29-vjeçari nuk është ndalur me kaq, pasi në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes ai i ka drejtuar armën një të riu tjetër me inicialet A.B, dhe i ka marrë atij makinën tip “Golf”.

Mirëpo aventura e tij “e çmendur” nuk ka zgjatur shumë pasi rreth 60 km më tutje, në fshatin Dorëz, i riu është kapur dhe arrestuar nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here