Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto të rrallë ku shihet përkrah liderit historik të Kosovës, Ibrahim Ruguva.
Në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, Berisha ka publikuar një fragment nga festimi i 80 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë. Në pamjet në fjalë shihet Berisha teksa mban një fjalim në sheshin Flamuri në Vlorë, Rugova, si dhe kryeministrat e dy vendeve të asaj kohe, Aleksander Meksi dhe Bujar Bokshi.
“Me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryetarin e Parlamentit Pjeter Arbnori, Kryeministrat Aleksandër Meksi dhe Bujar Bukoshi në Vlorë në 80 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Berisha.