Banorët trajtohen si kavie nga qeveria. Qeveria ka hapur katër vatra zjarri…

0
127

Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka qenë shumë e ashpër sonte, ndërsa ka akuzuar qeverinë se po e çon vendin drejt një lufte civile, me ndarjen e banorëve në veri e jug, në “të ardhur” dhe “autoktonë”.

Denoncimin e saj, deputetja e bëri në një intervistë për Syri News.

Sipas Malajt, qeveria sillet me indiferentizëm ndaj banorëve të Unazës së re, e cila nuk i konsideron ata.

Për Nora Malajn, banorët trajtohen si kavie nga qeveria, ndërsa numëron katër vatrat e zjarrit të hapur nga qeveria…

“Pjesa më e keqe e pjesës qeverisëse, është të konsideruarit sikur ata banorë nuk ekzistojnë.

Qeveria nuk mund të jetë indiferente dhe inaktive. Ajo nuk ka bërë transparencën financiare të këtij projekti.

Askush nuk është kundër këtij projekti. Qeveria i trajton banorët si kaivie, shembulli më i mirë është ai drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës që ju hoqi ujin banorëve për disa ditë, për ti vënë në provë.

Qeveria ka hapur katër vatra zjarri: minatorët që i ka përditë para kryeministrisë; protesta e taksës së Rrugës së Kombit; protesta e Teatrit Kombëtar; protesta e Unazës së Re.

Qeveria është e paditur, e paqartë dhe e kapur nga krimi. I trajton dhe i ndan banorët si ‘të ardhur’ dhe ‘autoktonë’. Me këtë ndarje, Shqipëria është në prag të luftës civile”, u shpreh Nora Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here