Tani le të kthehemi sërish te Flori, i cili vetëm disa javë më parë mori vëmendjen e mediave pasi u përfolë se ishte në një lidhje me pornostaren shqiptare Alby Rydes,e cila ishte shtatzënë.
Nga lajmi se Flori do bëhej baba , tani dilema jonë është :Mos vallë Flori dhe Fifi kanë një marrëdhënie të bukur, por sekrete bashkë?
Në fakt lideri i “Threedots”-ave, Flori, ditën e djeshme ka publikuar këngën e tij më të re e titulluar “Ja ke bo vetes”. Por mesa duket për këtë këngë ai ka realizuar një version tjetër, ku shfaqet duke kënduar me Fifin. Video-ja ka bërë namin duke ndezur fansat dhe mediat pasi të dy shihen shumë afër sa shkëmbejnë edhe puthje.
E megjithatë, komentet e fansave nuk munguan e dukej se të gjithë njëzëri thanë: E ka për Elvanën!
Në video nuk munguan as ledhatimet mes dy këngëtarëve të talentuar. Mos vallë mes tyre ka pasur një romancë dhe askush nuk e kishte vënë re?
Ne bëmë një vëzhgim të vogël dhe na ranë në sy disa detaje. E para nëse shihni rrjetet sociale të dy këngëtarve do të kuptoni se ata janë shumë miq duke suportuar njëri tjetrin. Madje për ditëlindje ,Fifi e uron dhe “lali”. Ne nuk habitemi pasi nëse e keni harruar nuk është hera e parë që Fifi përflitet për lidhje me një tjetër artist. Para Florit këngëtarja u supozua se ishte në një lidhje me reperin Stresi më pas aktorin e humorit Olsi Bylyku.
Të dy këngëtarët nuk kanë reaguar për lajmet dhe ne kemi prap një pikëpyetje.
Ndoshta duan të tërheqin vëmendje apo thjesht duan të bëjnë konfuz publikun. Kënga e re e Florit solli edhe dy polemika më të mëdha por nuk duhet të habiteni nëse në fund e gjitha kjo ka qenë për show.