Ndodh çudita/ Ambasadorja shqiptare në Athinë, ndalon gazetarin të filmojë

0
160

Sot në mbrëmje ambasada shqiptare në Athinë ka hapur dyert për emigrantët për tu njohur me ndryshim e ambienteve në kushte sa më të mira si dhe një panair libri dhe fotografik dhe një vepër reliev punuar nga Sokrat Lambro kushtuar Skëndërbeut, Dedë Gjon Lulit , Isa Boletinit etj.

Por aty ka ndodhur çudita.

Ambasada nuk ka lejuar gazetarin Shpëtim Zinxhiria të futet në ambientet dhe të filmojë, të bëjë punën e tij.

Kjo është hera e dytë që Ambasada e Repubikës së Shqipërisë ndalon gazetarin me pretendimin se urdhri është dhënë nga ambasadorja.

Hera e parë ishte gjatë takimit që pati ministri i Diasporës dhe i Shtetit Pandeli Majko.

Sot gazetari Fax News është ndaluar nga drejtuesit e ambasadës, dhe ka bërë një debat edhe me zv/ambasadorin Florian Nova duke i kërkuar arsyen përse ndalohet.

Në fillim gazetari është ndaluar nga konsulli Çakulli që sipas tij është ndaluar të filmohet brenda në ambientet e ambasadës në një kohe kur të tjerë televizione ishin brenda.

Sipas Çakullit dhe zv/ambadasorit Nova ndalimi është bërë nga lart, që le të nënkuptosh kreun e kësaj ambasade.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here