Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi i ngjarjes në Berat, ku një çift të moshuarish u hodh nga kati i tetë i një pallati dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.
Sipas policisë, çifti, Kujtim dhe Këze Agalliu, dyshohet se kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e madhe. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.