Brad Pitt dhe Angelina Jolie në marveshje për kujdestarine e fëmijëve

0
130

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje! Përfaqësuesit ligjorë të aktores kanë konfirmuar për “E! News” se më në fund ata ranë dakort në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

“Një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve është arritur javë më parë dhe është firmosur nga të dyja palët si dhe gjykatësi. Kjo marrëveshje është e bazuar në rekomandimet e profesionistëve për të arritur më të mirën për fëmijët, madje është shmangur edhe gjyqi. Detajet nuk do të zbulohen për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve” u shpreh avokatja e aktores.
Angelina dhe Brad i dhanë fund martesës së tyre në shtator të vitit 2016. Pas divorcit, ata nisën një betejë ligjore në lidhje me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, Maddox, Pat, Zahara, Shiloh, Knox si dhe Vivienne.

Ata janë fokusuar tek projektet në Hollywood dhe ende nuk është konfirmuar, nëse kanë nisur histori të reja dashurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here