Deputetja demokrate Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka folur për situatën e krijuar në “Unazë të Re”, teksa u shpreh se banorët e zonës së Astirit deri më tani janë të fituar përballë qeverisë, pasi nëse do të ishte në një situatë tjetër shtëpitë e tyre do ishin prishur.
Ajo nuk i shpëtoi pyetjes dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Duma u shpreh se Veliaj është i investuar i gjithi në televizion, këtë di të bëjë Veliaj sipas saj.
“Administrata e Bashkisë, treçereku merem me ‘live’, me facebook, share. Për mua është politikani më i cekët në sipërfaqe, dhe më i thellë në cektësinë e tij”, u shpreh Duma për Veliajn