Ndahet nga jeta ish-presidenti/ Mesazhi prekës i të birit…

0
121

Ndahet nga jeta ne moshen 94 vjecare, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush.

bush

 

George Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara ishte me jetegjati nder paraardhesit e tij.

Ai ishte i ati i i ish presidentit George W. Bush, i cili shërbeu në dy mandate në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2001 deri në vitin 2008 dhe i ish guvernatorit të Floridas, Jeb Bush, i cili dështoi të fitojë kandidaturën e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2016

George Bush plaku shërbeu si nënpresident për tetë vjet në kohën e presidentit Ronald Reagan, para se të zgjidhej në postin e presidentit.

Ai triumfoi në gare më ish guvernatorin e Massachusettsit, Michael Dukakis, kandidat demokrat në vitin 1988 dhe humbi në vitin 1992 përballë kandidatit demokrat, Bill Clinton.

Ai vdiq shtatë muaj pas bashkëshortes së tij, ish zonjës së parë Barbara Bush, më të cilën ishin të martuar për 73 vjet.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar për të njoftuar se pas 94 viteve të shquara, i dashuri im ka vdekur, “tha në një deklaratë George Bush Jr, i cili vazhdoi të shërbejë si presidenti i 43-të i SHBA.

“Ai ishte një njeri me karakter më të lartë dhe babai më i mirë që mund të kërkonte një bir apo bija”- tha ai.


 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here