Nga Kastriot Islami/
Shumë individë pranë Ramës promovojnë marifetet e Ramës për reformën në drejtësi si një mencuri e rrallë që do të mbetet në histori e do të evokohet për shekuj?! Sepse në fakt bëhet fjalë për një lloj mencurie të vecantë që truri i një njeriu racional e të ndershëm nuk do të arrinte as ta qaste dhe në asnjë rast ta aplikonte. Te Ferma e Kafshëve GOMARI do të deklaronte: “Jam shumë i lumtur që zoti më ka dhënë bishtin për të larguar mizat, por do të kisha preferuar që të mos kisha as bisht po të mos kishte as miza”. Nisur nga kjo “mencuri gomariane” Rama përmes reformës në drejtësi është përpjekur që “ose ta kontrollojë Gjyqsorin ose të mos ketë as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë”.
Synimet djallëzore të Ramës për gjyqsorin e reformuar
Askush s’ka qënë dhe s’mund të ishte kundër reformës në drejtësi. Askush, edhe nëse kishte ndërmend të ishte kundër nuk mundej praktikisht të pengonte reformën në drejtësi. Sidomos opozita, nuk kishte as një shans të ishte kundër reformës në drejtësi, dhe në realitet me numrat që zotëronte nuk mund të bllokonte reformën dhe për më tepër ajo e dha të gjithë kontributin e saj kur miratoi me konsensus të gjithë ndryshimet kushtetuese, me të vetmen kërkesë që ato të ishin gjithëpërfshirëse dhe në respekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. E vetmja që kishte numrat për të të frenuar, shtyrë, zvarritur, reformën në drejtësi por edhe për të kontrolluar të gjithë procesin me synimin e kontrollit të plotë apo të pjesshëm të gjyqsorit ishte maxhoranca, dhe më konkretisht Rama që ka vënë nën kontroll Rilindjen. Thënë ndryshe, para dhe pas ndryshimeve kushtetuese për reformën, gjithcka nga kjo reformë është kryer, djallëzisht e haptas apo tinëzisht e fshehtas syrit të monitoruesve ndërkombëtarë, në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama, i cili pa asnjë dyshim mban i vetëm përgjegjësinë për të gjitha mangësitë, mungesat, vonesat, cilësinë e dështimet eventuale të reformës në drejtësi. Loja me reformën në drejtësi është kryer e orkestruar djallëzisht nga Edi Rama me synimin për të vënë nën kontroll personal gjyqsorin, në realitet me objektivin e tij kryesor për ti shpëtuar ndëshkimit të bëmave e zullumeve të tij personale dhe të klientelës së tij, jo vetëm në të tashmen por me shpresë edhe në të ardhmen, përmes njerzve të kontrolluar prej tij të vendosur në pikat kycet të gjyqsorit të reformuar. Ka vetëm një shpresë shumë të vogël që disa gjyqtarë ti kenë kaluar flitrit të Ramës përmes angazhimit të sofistikuar të monitoruesve ndërkombëtarë.
Interesi ndërkombëtar për reformën në drejtësi
Reformën në drejtësi e ka mbështetur publikisht SHBA dhe BE e vecanërisht Gjermania. Synimi i tyre ka qënë i qartë, ngritja e një sistemi të drejtësisë të pavarur nga politika, profesional, funskional dhe me integritet. Objektivi i afërt do të ishte goditja dhe shkatërrimi i lidhjeve të shtetit apo qeverisë me korrupsionin, krimin dhe trafiqet, nisur edhe nga fakti që Shqipëria është vëndi tipik i korruptuar, ku kriminelët e trafikantët janë bërë njësh me qeverinë. Ka edhe shumë pikëpyetje që disa segmente të caktuara të komunitetit ndërkombëtar, për qëllime të tyre, mund të kenë ndërhyrë për konceptimin e hartimin e kësaj reforme si dhe dhe gjatë kryerjes e zbatimit tëë saj, për të mbështetur Ramën për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë
Interesi i publikut për reformën në drejtësi
Shtrohen me të drejtë nga publiku pyetjet:
Si paraqitet gjëndja aktualisht?
Si ka avancuar reforma në drejtësi?
A e ka keqpërdorur Rama reformën në drejtësi për ta vënë nën kontroll gjyqsorin?
Dhe pyetja më direkte që shtrohet është: A ka dështuar reforma në drejtësi? A është ajo në rrugë të mbarë? A do të japë rezultatet sipas objektivave të përcaktuar?
Dështimet dhe sfidat
Cdo përgjigje “shqiptare” do të ishte e paragjykuar… Prandaj do të ishte më realiste që përgjigjet e këtyre pyetjeve të lexoheshin përmes reagimeve të “personazheve” që janë larg interesave të politikës së ditës në Tiranë. Ose të vlerësoheshin disa nga ‘arritjet/mangësitë” e ndërmjetme:
Së pari, këtyre pyetjeje i janë përgjigjur më mirë se kushdo disa senatorë republikanë amerikanë, media amerikane dhe organizata konservatore e djathtë Judicial Watch. Ata kanë ngritur shqetësimin se “janë keqpërdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të “ndihmuar Edi Ramën të vijë në pushtet” por edhe të “vendosë nën kontroll politik sistemin e drejtësisë përmes reformës zgjedhore” dhe për të “përdorur gjyqsorin kundër kundërshtarëve politikë” pra “për të mbajtur a përjetësuar pushtetin”.
Së dyti, shqiptarët janë dështimtarë se për shkak të mënyrës sesi është kryer e zbatuar reforma në drejtësi, vëndi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Se Prokurorja e Përgjithshme e emëruar si e përkohshme dhe e pavetuar, prej më shumë se një viti po sillet si prokurore e përhershme duke larguar prokurorë që kishin në dorë dosje të rëndësishme dhe po emëron prokurorë që po lirojnë kriminelë e trafikantë të lidhur me qeveritarët, që po mbyllin dosjet e kultivimit të kanabsit dhe të trafiqeve të drogës, nuk po godasin kurrupsionin e nivelit të lartë të lidhur me qeverinë dhe po lirojnë deputetë e zyrtarë të lartë të lidhur me qeverinë, madje edhe kur dosjet e tyre janë plot me fakte e prova nga partnerët ndërkombëtarë.
Rama mes paralizimit të drejtësisë dhe kapjes së gjyqsorit
Nisur nga këto vlerësime arrihet në përfundimin se: Rama nga frika e ndëshkimit të tij personal dhe të klientelës së tij të ngushtë, pra të ministrave të korruptuar e të inkriminuar apo të klaneve mafioze në shërbim të tij, e ka keqpërdorur reformën e drejtësisë, me ndihmën edhe të ndonjë zyrtari të lartë apo përfaqsuesi ndërkombëtarë të komprometuar, për të paralizuar përkohësisht sistemin e drejtësisë apo për ta vënë atë më tej nën kontroll politik e personal. Këto fakte tregojnë qartë se reforma në drejtësi deri më sot nuk ja ka arritur qëllimit të vendosur, ndërkohë që Rama ja ka arritur qëllimit të tij personal për të paralizuar gjyqsorin apo për të vënë nën kontrollin disa segmente të tij.
Pritshmëritë e publikut për SPAK dhe BKH….
Qytetarët presin ndëshikimin e politikanëve të korruptuar dhe shkatërrimin e lidhjeve të kriminelëve e të trafikanëtëve me politikanët; dhe këtë e presin nga gjyqsori i reformuar. Prandaj qytetarët me padurim presin të shikojnë se cfarë do të ndodhë me ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe BKH ku paraprakisht mendohet se roli dhe ndikimi i ndërkombëtarëve është më i fuqishëm e më direkt. Ndonëse deri më sot ata kanë perceptimin se pastrimi/vetingu gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë është kontrolluar në pjesën më të madhe nga Rama. Kjo i shtyn të mendojnë se ata që do të emërohen në SPAK e BKH me shumë gjasa do të jenë nën kontrollin e Ramës (qytetarët kanë një shpresë të vogël që ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe kanë pasur ndikimin e tyre në filtrimin e të gjithë atyre që do të emërohen në SPAK e BKH). Më konkretisht mbetet të vlerësohen konkretisht këto momente:
Në cfarë mase Rama do të kontrollojë emrat dhe përbërjen e SPAK e BKH?
A do të fillojë SPAK dhe BKH të hetojë e ndëshkojë korrupsionin e qeverisë Rama dhe lidhjet e kësaj qeverie me kriminelët e trafikantët?
E mbi të gjitha se cfarë do të ndodhë me konfiskimin e të gjithë pasurive të paligjshme të politikanëve, kriminelëve dhe trafikantëve të ndëshkuar?
Apo edhe SPAK e BKH do të bëhen pjesë e një gjyetie shtrigash apo kapjes së cironkave thjesht për ti hedhur hi syve publikut?