Aktori i njohur “i përvishet Erit: “Lali..ndërro të gjithë ata të paaftë që të bëjnë propagandën”

0
132

Aktori i njohur, Neritan Liçaj ironizon kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shfaqet, duke vizituar familjet e vendosura në banesat sociale, sipas tij banorë të ‘Astirit’.

Ndër të tjera, ai dëgjohet teksa u thotë se banesa është në dispozicion të tyre për tre vjet, me qira të paguar nga autoritetet, por ata mund ta mbajnë sa të duan.

Liçaj, një nga kritikët e njohur të pushtetit vendor dhe atij qendror, e këshillon me ironi Veliajn që të ndërrojë stafin që i bën propagandën.

“Lali..ndërro të gjithë ata të paaftë që të bëjnë propagandën menjëherë! Plak, më të paaftë nuk bëhen…iii sa shëmtut fuqshitës! Të nxorën bojën me këtë mediokrritet! Leqe se mos ke bijë ti! Ti je fiqshitës! Shpërndajeni…”, shkruan aktori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here