Galdini takon Fleckestein në Bruksel: Mos ndërmjetësoni më konfliktet politike në Shqipëri

0
157

Përshëndetje nga Brukseli. Si Kryetar i LDE sot nisa takimet në Parlamentin Europian.

Domosdoshmërisht takimin e parë do ta kryeja me Reporterin për Shqipërinë në PE, Europarlamentarin Knut Fleckenstein. Fuqia dhe vlera e jonë si LDE e si Lëvizje e re politike në Shqipëri është se ne dimë e mund tua themi të vërtetat në sy e plot integritet Miqve dhe Partnerëve tanë Perëndimorë.

Mos ndërmjetësoni më, i thashë zotit Fleckenstein. Duke ndërmjetësuar, legjitimoni Aktorët dhe Faktorët e Të keqes Politike në Shqipëri. Madje ndërmjetësimi që juve u bëni konflikteve brendaelitore të politikanëve shqiptarë êshtë edhe diskurajimi më fatkeq i Reformës në Drejtësi. Ngase unë flas gjithmonë haptazi dhe ndershmërisht me Partnerët tanë Perëndimorë, kam besim se ata po e do më dëgjojnë.

Isha i lumtur që prezantova edhe gjerë e gjatë edhe planin e LDE, planin e Lëvizjes sonê të re politike.

Miq, do tia dalim. Një kohë e re po vjen. Ne do të jemi Shqipëria e së nesërmes.

Jam besimplotê se do tia dalim patjetër. Takimet në Bruksel, vijojnë, disa publike disa jo, por tê gjitha pozitive për ne dhe Lëvizjen tonë dhe Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here