Edhe sot banorët e “Astirit” janë mbledhur duke protestuar për mbrojtjen e banesave të tyre. Të gjithë një zëri kanë kërkuar rënien e qeverisë aktuale duke e quajtur atë si qeveri diktaturë.
Edhe sot bashkë me banorët e “Astirit” janë bërë edhe banorët e zgjatimit të bulevardit, por edhe ato të Bregut të Lumit.
Ajo që është vënë re është se qeveria duket e vendosur për t’i vazhduar punimet dhe deri më tani ka pastruar të gjithë pjesën ku do të kaloj projekti.