Deputeti i LSI-se Endrit Braimllari ka reaguar menjehere ne rrjetin social facebook pas vjedhjes se kasafortes ne komisariatin e Durrësit. C’ mund të presim me teper shkruan Braimllari kur krimi i organizuar arrin të vjedh arkën e komisariatit.
Kjo tregon qarte se ne çfarë degradimi ka rënë ky kryeministër.
JA POSTIMI I TIJ I PLOTE:
Lajmi mbi vjedhjen e komisariatit të Durrësit tregon qartë se në çfarë degradimi ka rënë ky kryeministër. Ç’mund të presin qytetarët e këtij vendi në Durrës por dhe në të gjithë Shqipërinë ku krimi i organizuar arrin të vjedh arkën e komisariatit që presupozohet ruan qytetarët. Ky kryeministër ka degraduar policinë e shtetit duke kompromentuar rëndë rolin e saj. E përfshiu në fushatë elektorale ku vetë i bënte thirrje të hiqnin kapelet dhe të bëjnë fushatë për rilindjen, e bëri pjesë të strukturave kriminale policinë e shtetit. Oficerët e zotë të kësaj strukture që luftonin krimin e organizuar i dekonspiroi dhe i detyroi te kërkojnë azil jashtë vendit. Ky kryeministër motivon dhe frymëzon krimin e organizuar, shteti ka degraduar sepse kryeministri nuk është me qytetarët por me kriminelët.
Ps. para disa muajsh u vodh prokuroria e Durrësit dhe Prokurorja e këtij rrethi, u promovua dhe u bë Prokurore e Krimeve të Rënda. Mos u habisni që pas këtij akti shefi i komisariatit në Durrës të bëhet Drejtor Qarku, dhe Drejtori i Durrësit të bëhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.