Kanë nisur shembjet e banesave në zonën e Unazës së Re. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i pranishëm gjatë shembjes së një objekti dykatësh, u shpreh se Rama po shkatërron jetën e qytetarëve.
“Kjo është pamje e fytyrës së Edi Ramës. Ndaj policisë së shtetit nuk është ushtruar asnjë dhunë nga ana e banorëve, pavarëisht kërcënimeve nga banda e habilajve janë sjellë si qytetarë.
Të marrim shembull nga Franca, nga vëllezërit tonë eupropiane. Kur fiton një bandid shembet një shtëpi, kur fiton një qytetar ndërtohet shteti. Të shembet shtëpia do të thotë të shembet jeta. Kjo ishte për hir të diskutimi, që zonja ka bërë me mirëbesim me policinë e Shtetit, por janë të pabessë.
Këto meritojnë revoltë sot protesta do të jetë më e madhe. Do vazhdojmë mbështetjen tonë për këta qytetarë që po mbrojnë shtëpitë e tyre kundër një banditi si Edi Ramës.
Kush gëzon nga shkatërrimi i qytetarëve, nuk duhet të jetojë në këtë vend. Sa para të tjera duhet të presim të vjedhin nga ky shtet. Gjithë policia të hedhi kapelet të marrë shembull nga policia e Francës, e cila iu bashkua kauzës së qytetarëve për naftën”, tha Balliu.