Analisti Fatos Lubonja u është bashkuar sot protestuesve në Unazën e re.
Në ditën e 31 të protestës, Lubonja ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me banorët, pasi kjo është çështje e të gjithë shqiptarëve.
‘Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë.
Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme.
Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin’, tha ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.