‘O Erjon o iriq, merr gomarin shko për fiq’ revoltohen banorët…

0
178

Protestat kundër shkatërrimit të shtëpive të qytetarëve janë zgjeruar në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme edhe banorët e  Bregu Lumit janë ngritur kundër vendimit të Bashkisë e qeverisë për shkatërrimin e banesave të tyre, pa asnjë dëmshpërblim.

Me parullat dhe thirrjet ‘Shtëpitë tona do ti mbrojmë me gjak’ si dhe ‘O Erjon o iriq, merr gomarin shko për fiq’, banorët shprehen shumë të indinjuar ndaj kryebashkiakut dhe qeverisë.

‘Kam katër muaji që po më rri fadroma mbi shtëpi. Taksat i kemi paguar të gjitha. Asnjë lloj investimi nuk më është sjellë nga bashkia. Është turp që disa media bëjnë emision se si bllokohet trafiku.

Po më vret një shtet që nuk është shtet shqiptar. Do tu bashkohemi të gjitha protestave. I bëj thirrje të gjitha banorëve të periferisë së Tiranës të ngrihen dhe të mbrojnë pronat e tyre.’ shprehen banorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here