Protesta/ Banorët i bëjnë thirrje qeverisë: Na erdhët si sot, me ne keni luftë nuk ke më protestë

0
134

Vazhdon rezistenca e banorëve të Shkozës, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Ata kanë bllokuar rrugët dhe vazhdojnë të qëndrojnë si pararojë përballë fadromave.

Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës.

Banori: I drejtohem kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë. U bënë tre gabime shumë të rënda. Projektin e fute nëpër shtëpia, prishe shtëpitë pa qenë të zotët e shtëpisë aty, sot bërë terrorin më të madh se prishe shtëpinë natën me kalamaj brenda. Hajdeni uluni me popullin, nëse jeni kundër nesh na thoni. Po na erdhët edhe njëherë si sot, me ne keni luftë, nuk ke më protestë.

Aldo Bumçi: Të mbrojmë këta familjarë dhe familjet e tyre.Duhet të mbrojmë shtëpitë.Duhet të dalin të gjithë qytetarët dhe të rrethojnë Kryeministrinë, ajo është zgjidhja e vetme. Edi Rama sillet sikur të jetë tërmet dhe jo qeveri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here