Aksidenton rëndë 75-vjeçarin, pranga autorit

0
135

 

Një aksident është shënuar në rrugën Korçë-Pogradec, ku për pasojë i plagosur mbeti një 75-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në orën 11.45, në fshatin Çërravë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Fiordi Miminllari ka aksidentuar shtetasin Njazi Hyka, rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë. Ky i fundit u dërgua në Spitalin e Pogradecit, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

 Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here