Ivan Gazidis bëhet zyrtarisht drejtori i ri i Milanit. Ai ka firmosur deri në vitin 2020.
Ish-menaxheri i Arsenalit ndodhej në Milanello ditët e fundit, i shoqëruar nga Leonardo dhe Maldini.
Në asamblenë e anëtarëve të klubit, e mbajtur mëngjesin e sotëm, pritej vetëm njoftimi, i cili arriti në kohë. Gazidis është shtuar si anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të Milanit, numri i të cilëve kalon nga tetë në nëntë.