Deputetja e LSI-se Kejdi Mehmetaj ka shprehur se KM që detyron Universitetet të vendosin tarifë për çdo kredit të provimeve të mbartura dhe është po Ministria e Arsimit e cila kontrollon Bordet e Administrimit (në shumicën e Universiteteve sipas Ligjit të Arsimit të Lartë) të cilat përcaktojnë vlerën e tarifës.
Permes nje statusi ne rrjetin social facebook Mehmetaj shkruan se studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës.
Familjet shqiptare po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike e papunësi në nivele të larta si rrjedhojë e keqmenaxhimit të burimeve shtetërore dhe aferrave korrupitve të qeverisë, studentët paguajnë për tu shkolluar tarifa ndër më të lartat në rajon. Tani po detyrohen të paguajnë edhe 20 deri në 45 mijë lekë më shumë për sezon shkruan deputetja.
JA POSTIMI I SAJ I PLOTE:
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës.
Ministria e Arsimit dhe Kryeministri boll u janë fshehur përgjegjësive duke vendosur përballë qytetarët me njëri-tjetrin.
Kjo është VKM që detyron Universitetet të vendosin tarifë për çdo kredit të provimeve të mbartura dhe është po Ministria e Arsimit e cila kontrollon Bordet e Administrimit (në shumicën e Universiteteve sipas Ligjit të Arsimit të Lartë) të cilat përcaktojnë vlerën e tarifës.
Ndërkohë që familjet shqiptare po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike e papunësi në nivele të larta si rrjedhojë e keqmenaxhimit të burimeve shtetërore dhe aferrave korrupitve të qeverisë, studentët paguajnë për tu shkolluar tarifa ndër më të lartat në rajon. Tani po detyrohen të paguajnë edhe 20 deri në 45 mijë lekë më shumë për sezon.
Një qeveri që buxhetin e shtetit e përdor për të financuar konçesione dhe PPP me vlera të çmendura dhe tërësisht korruptive, kuptohet që nuk gjen para për të financuar arsimin. Sot financimi i arsimit në Shqipëria është ndër më të ultit në vite dhe padyshim me i ulti krahasuar me rajonin dhe më gjerë.
Në mënyrë të menjëhershme qeveria duhet të tërhiqet nga VKM që detyron studentët të paguajnë për provimet e prapambetura. Në mënyrë të menjëhershme qeveria të rrisë buxhetin e arsimit, në mënyrë të veçantë të arsimit të lartë.
Të rinjtë shqiptar e duan shkollën dhe edukimin, asnjë tratativë për ti larguar nga dyert e shkollave nuk do të funksionojë, qofshin këto edhe tarifat e papërballueshme.