Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka dalë në një konferencë për mediat pas protestave të studentëve të cilët prej orësh janë mbledhur para institucionit. Studentë të universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur.
Po ashtu studentët kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor. Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.