Kadiu: Studentët e Durrësit thyen barrierat e Rektoratit dhe iu bashkuan protestës madhështore

0
109

 

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, përmes një statusi në Facebook ka denoncuar përpjekjen e rektoratit të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës për të mos lejuar studentët që t’i bashkohen protestës, duke përdorur metoda të intimidimit të tyre.

Por sipas Kadiut, studentët ia dolën mbanë që të thyejnë barrierat e rektoratit dhe t’i bashkohen protestës, të cilën ajo e cilëson më madhështoren të organizuar ndonjëherë që prej Dhjetorit të vitit 1990.

Më poshtë lexoni të plotë statusin e deputetes Kadiu, si dhe kërkesat e studentëve të Durrësit:

 

Studentët e Universitetit të Aleksandër Moisiu vendosën t’i bashkoheshin protestës më madhështore, që prej Dhjetorit të vitit 1990. Studentët protestues ia dolën që të thyejnë “barrierat” e vendosura nga rektorati i Universitetit, i cili u përpoq me të gjitha format ta ndalonte revoltën e studentëve. Fillimisht i dhanë urdhër pedagogëve që të mos lejonin që studentët t’i bashkoheshin rreth organizatorëve të kësaj proteste. Më pas, me metoda që janë të denja vetë për një regjim spiunësh, ata u përpoqën t’i përçanin duke i vendosur një grup prej disa personash për t’i intimiduar, por që nuk arritën që ta ndalonin zemërimin e të rinjve studentë, të cilët duke u konfrontuar me punonjësit e Universitetit ia dolën që protesta të bëhej ndër më të bukurat e organizuara ndonjëherë në qytetin e bregdetar. Ata i kërkojnë qeverisë: 1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura. 2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale. Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike i kërkojnë: 1. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste. 2. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë. Rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here