Presidenti Meta bën shqiponjën me Canën, ambasador i vlerave sportive

0
160

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana është ‘përjetësuar’ tashmë në një film dokumentar, i cili tregon jetën dhe veprimtarinë e gjakovarit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit, Ilir Meta shkruan se Lorik Cana është ambasador i shkëlqyer i vlerave të mira sportive të shqiptarëve kudo në arenën botërore.

Mes të tjerash, Meta shprehet se historia e Lorikut është një frymëzim për të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët duan t’i hyjnë botës së sportit dhe futbollit në veçanti. Gjithashtu Meta shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të gjithë shqiptarët me simbolin e shqiponjës dy krenare, e cila në futboll tashmë është bërë kryefjalë për legjionarët shqiptarë, por jo vetëm.

“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

47681559 2032792030100393 825743420122202112 N

Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.

I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë.”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here