Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka dalë në krah të protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre.
Vasili si studentët është shprehur se më e pakta që mund të bëhet është arsimit publik falas.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Arsim publik falas më e pakta dhe bëhet me miliardat e koncesioneve.
Arsimi publik falas është detyrimi me minimal për shqiptarët, me mësimdashësit, që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.
Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro, po miliarda euro vërtet, për rrugë fantazma, koncesione në shëndetësi, fasada, zyra e ëc etj., etj., etj.
Arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare, që janë kthyer në një hon që përpin para’.
Nëqoftëse kryeministri dhe qeveria nuk bëjnë Arsimin Publik Falas dhe vazhdojnë grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme me koncesionet, do të thotë se ata janë deklaruar përfundimisht kundër popullit, kundër të rinjve pra jane :
ARMIQ TE POPULLIT