Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një konferencë urgjente për mediat ka deklaruar se qeveria do të tërhiqet nga vendimi i saj për vendosjen e tarifave të studentëve në universitet publike. Ministrja Lindita Nikolla deklaroi se “neni 4 i Vendimi të Këshillit të Ministrave që prek tarifat do të hiqet”. Ministrja deklaroi se mes studentëve dhe universiteteve duhet të nis dialogu për të zgjidhur gjithë problematikat që kanë studentët. Reagimi i ministres tregon reflektimin e parë të qeverisë dhe tërheqjen pas protestave masive që nisën sot studentët.
Por kjo është vetëm një pikë e kërkesave të studentëve. Studentët bëjnë të ditur se edhe pas deklaratës së Ministres Lindita Nikolla nuk tërhiqen nga protestat. Gjatë dy ditëve të protestës studentët kanë paraqitur një listë me kërkesa. “Janë edhe katër kërkesa të tjera që kemi bëri. Nuk mjafton vetëm heqja nga tarifat”,- deklaruan drejtuesit e protestës së studentëve.
Studentët thonë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e gjithë kërkesave të tyre për arsim të financuar më shumë nga shteti dhe kushte më komode në universitete. Studentët deklarojnë se tubimet do të vijojë edhe para Kryeministrisë, nëse qeveria nuk plotëson gjithë kërkesat e tyre. Ndërkohë qeveria ka prekur buxhetin e shtetit duke ua kaluar një pjesë të fondeve universitetëve private. Studentët janë të vendosur që universitetet publike të jenë falas si dhe të ketë kushte njerëzore, e jo siç janë katandisur sot si mos më keq-deklarojnë studentët.
Ndërkohë mësohet se studentët do ti drejtohen bulevardit drejt zyrës së kryeministrit, por policia ka marrë urdhër që të mos i lejojë të afrohen te kryeministria.