Braimllari: Vjedhja me këtë projekt tregon se paratë e qytetarëve po shkojnë në xhepat e kryeministrit…

0
93

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari mori pjesë sot në protestën e banorëve të Unazës së Re. Deputeti i LSI, në një prononcim për mediat deklaroi se protesta e banorëve tregoi të vërtetën e frikshme të vjedhjes më të madhe me fondet publike nga qeveria “Rama”.

Braimllari shtoi se vjedhja me këtë projekt tregon se paratë e qytetarëve po shkojnë në xhepat e kryeministrit dhe ministrave dhe jo për kopshte, çerdhe dhe investime publike. “Pra ajo ç’ka doli dje u vërtetua që këto lekë nuk shkojnë për investime, por shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Sot kauza e banorëve ka fituar! Ka fituar, sepse në ditën e 33-të të tyre është vërtetuar që lekët shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Sot ato tre djem që janë në burg nga Edi Rama, që janë dhunuar nga Edi Rama kanë fituar dhe të jeni të bindur që këta banorë nuk do të largohen, do qëndrojnë dhe do të protestojnë derisa drejtësia të vihet në vend dhe këta të fitojnë të drejtën e tyre.  E drejta e pronës mbrohet me Kushtetutë. Edi Rama është një hajdut që dhunon qytetarët dhe rrjep në kurrizin e tyre”.

Prononcimi i deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta e Unazës së Re

“E para dje u vërtetua para publikut se ku do shkojnë lekët e Unazës së Re. E mbani mend shumë mirë se çfarë thoshte Edi Rama. Nuk kam lekë thoshte për të shpronësuar banorët sepse lekët e banorëve do i çoj për shkolla, do i çoj për kopshte, do i çoj për spitale. Por e patë shumë mirë që lekët nuk shkonin për shkolla, nuk shkonin për kopshte, nuk shkonin për spitale, por shkojnë në xhepin e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit duke u pastruar.

Prokurorja e Përgjithshme duhet urgjentisht të nisë një hetim dhe t’u bllokojë pasaportën dhe t’i marrë në hetim Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Drejtorin e Rrugëve dhe të gjithë të tjerët të cilët kanë bërë këtë mega vjedhje për këta banorë. Sot shqiptarët janë gjithmonë e më të varfër. Sot shqiptarët janë gjithmonë e më të pashpresë. Sot shqiptarët nuk kanë mundësi të edukojnë fëmijët e tyre. Dhe Edi Rama shkon dhe pastron lekët në kompani offshore dhe i vjedh këta qytetarë në kurriz.

Pra ajo ç’ka doli dje u vërtetua që këto lekë nuk shkojnë për investime, por shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Sot kauza e banorëve ka fituar! Ka fituar, sepse në ditën e 33-të të tyre është vërtetuar që lekët shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Sot ato tre djem që janë në burg nga Edi Rama, që janë dhunuar nga Edi Rama kanë fituar dhe të jeni të bindur që këta banorë nuk do të largohen, do qëndrojnë dhe do të protestojnë derisa drejtësia të vihet në vend dhe këta të fitojnë të drejtën e tyre.  E drejta e pronës mbrohet me Kushtetutë. Edi Rama është një hajdut që dhunon qytetarët dhe rrjep në kurrizin e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here