Sot në Tiranë por edhe në qytete si Elbasani,Vlora, Shkodra dhe Korça po zhvillohet protesta e studentëve kundër tarifave të larta në universitetet publike.
Në Tiranë protesta e studentëve është më masive dhe ata janë të vendosur përpara ministrisë së Arsimit ku u janë bashkuar edhe studentët e ardhur nga Elbasani.
Pas kësaj proteste ka reaguar edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Studentët:Never give up (Mos u dorëzoni)”- shkruan Topalli në Facebook.