Thirrja e gazetares: Mos paguaj korrupsionin, zhvatje për familjet e thjeshta shqiptare…

0
137

Me ane te nje statusi ne facebook Aranita Brahaj ben thirrje per te gjithe studentet qe mos vazhdojne te jene pre e korrupsionit por te ngrihen te protestojne. Kjo është zhvatje për familjet e thjeshta shqiptare u shpreh gazetarja Brahaj. Si mund te paguash 200 000 leke (2 mijë dollarë) tarife vjetore per nje vit master. Tregoi Qeverisë që me taksat tona më mirë paguajmë për diplomimin e të rinjve se për paaftësinë dhe korrupsionin.

Statusi i plote:

 

MOS PAGUAJ KORRUPSION PAGUAJ PËR UNIVERSITETET
SHQIPTAR PROTESTO SOT !! Për të gjithë taksapaguesit ka ardhur dita të dëgjohemi. Sot është momenti për tju bashkuar protestës për ti thënë Qeverisë që jemi gati të paguajmë për studentët por NUK BINDEMI TË PAGUAJMË KORRUPSIONIN.
Vendimi Zhvatës i Këshillit të Ministrave vendos tarifa vjetore me vlerë deri 200 000 leke (2 mijë dollarë) për një vit master në disa Universitete. Kjo është zhvatje për familjet e thjeshta shqiptare.
Bashkohu #MeProtestën , tregoi Qeverisë që me taksat tona më mirë paguajmë për diplomimin e të rinjve se për paaftësinë dhe korrupsionin me:
• Koncesnsion chekup që paguhet edhe kur nuk bëhet;
• palma që thahen;
• fasada që bojatisen;
• firma koruptive guacë, që fitojnë tendera të shtrenjtë e nuk është çudi që pas Guaskës qëndron ndonjë ministër a djalë ministri.
KUNDER KORRUPSIONIT SHQIPTARËT JANË #MESTUDENTËT

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here