Ne ceremonine e zhvilluar sot nga LSI me pjesmarrjen e grave dhe shume depuete te LSI-se por edhe jo vetem.Ne kete takim ka marre pojese edhe nenkryetaraja e LGI-se Erisa Xhixho e cila ka vendosur theksin gjate fjales se saj tek protesta e studenteve.
Sot studentet e mi po protestojne thote ajo dhe un jam me protesten dhe kauzen etyre per nje arsim me te mire ne Shiqiperi. Ata i dhane nje mesazh poltikes, na dhane nje mesazh ne thote nenkryetarja e LSI-se ne fjalene saj.
Fjala e Nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho në takimin e LGI
Të nderuara mike, të nderuara zonja. Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më jepni çdo ditë. Unë sot si një vajzë që erdha 17 vjeç në LSI, sot jam këtu para jush si një nënë e dy fëmijëve, e një vajze dhe një djali. Jam rritur me ju, kemi kaluar shumë sfida së bashku.
Por sot nuk është një ditë si gjithë të tjerat. Sot studentët e mi janë duke protestuar, dhe unë sot jam me studentët e mi., me protestën dhe kauzën e tyre për një arsim më të mirë, për një Shqipëri më të mirë. Dhe më mirë seç mund ta bëjë më mirë nuk mund ta bëjë askush. Por unë si nënë, ashtu si një zëri nga ky takim duhet të japim mesazhin më të fortë që ne jemi me studentët, jemi me zemër dhe përkrahje pa kufi për ta. Ata i dhanë një mesazh politikës. Na dhanë një mesazh të qartë të gjithëve ne. Dhanë mesazhin se thyen mitin, thyen frikën se kjo shoqëri e ka shuar shpresën e protestave dhe të dinjitetit. Ata na treguan fare qartë në këto 3 ditë që shqiptari është këtu dhe shqiptari do e bëjë Shqipërinë. Dhe mesazhi tjetër që është që as Edi Rama nuk mund të na detyrojë t marrim plaçkat e të largohemi nga vendi ynë. Përkundrazi ne do e bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë.
Zonja, gra, sot zonjat e gjithë Shqipërisë vuajnë papunësinë, vuajnë mos mbajtjen e premtimeve, të atyre 300 mijë vendeve të punës që do të hapeshin. Përkundrazi, sot bizneset tuaja mbyllen. Sot taksat janë rritur. Sot papunësia është rritur. Ndaj ne duhet të jemi më të organizuara se kurrë, më të ndërgjegjësuara se kurrë në çdo cep të Shqipërisë. Për të ndërtuar një alternativë fituese. Po afrojnë zgjedhjet lokale. Ne së bashku në fazën e tretë të organizimit të LGI-së, do të vazhdojmë me turet e dëgjesave për hartimin e një programi ekonomik që në qendër ka fuqizimin e gruas. Se pa fuqizimin ekonomik të gruas, të tjerat janë fjalë boshe. Por ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj, për mbështetjen tuaj në gjithë këtë mision së bashku. Ne kemi nevojë t’i ofrojmë shqiptarëve gra dinjitoze, me personalitet, të mirë arsimuara, me integritet që të kandidojnë në zgjedhjet lokale. Qoftë për kryetare bashki, qoftë për këshillat bashkiakë. Ne duhet të kuptojë mirë forcën e gruas. Nga kjo sallë duhet të kuptojmë që forca e gruas duhet të mbizotërojë dhe së bashku me rininë do të mund ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë.
Unë do t jetoj në Shqipëri, kështu kam vendosur. Fëmijët e mi do t’i edukoj në Shqipëri. Dua të ndërtoj të ardhmen këtu në Shqipëri. Por nuk dua që një ditë, kur Henri ose Nikol të arrijnë në moshë madhore t’iu them: të keqen mami merr plaçkat dhe ik studio jashtë. Nuk dua të ndodhë kjo gjë që i ndodhi familjes sime, sepse motra ime studion jashtë dhe ka ikur që 18 vjeç dhe nuk kthehet mbrapsht. Unë nuk dua këtë realitet. Unë dua që fëmijët e mi, ashtu si ju, ti kem pranë dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri. Por këtë mund ta bëjmë vetëm duke qenë bashkë. Vetëm duke luftuar çdo ditë bashkë. Unë ju falënderoj nga zemra për të gjithë dashurinë, për të gjithë përkushtimin e këtij takimi. Falënderoj të gjitha zonjat e rretheve. Falënderoj Shkodrën, falenderoj Lezhën, Elbasanin, Durrësin, Beratin, Korçën, Gjirokastrën e Dibrën. Falënderoj zonjat e Tiranës, të gjitha njësitë bashkiake dhe komunat. Jeni zemra jonë dhe sot kemi fillimin e një misioni të madh, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Faleminderit.