Vizita e papritur e kryeministrit Edi Rama në Turqi është komentuar edhe nga deputetët e këtij vendi.
Lütfü Türkkan, deputeti i opozitës turke, vë në dukje se takimi i Ramës me presidentin Rexhep Taip Erdogan, zhvillohet në një kohë kur në rrugët e Shqipërisë po protestohet kundër vendimeve të kryeministrit.
“Dje dhe sot, me qindra dhe mijëra studentë kanë protestuar në rrugë kundër veprimeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë ai ka zhvilluar një vizitë speciale te Erdogan në Stamboll”, shprehet Türkkan.
As Qeveria shqiptare dhe as Presidenca truke nuk kanë dhënë asnjë informacion për temat e diskutuara në takimin Rama-Erdogan, por janë mjaftuar me publikimin e disa fotove.