Një grup pedagogësh në Tiranë, nëpërmjet diskutimit të lirë dhe publik mes komunitetit universitar, kanë publikuar katër propozime që prekin ligjin e arsimit të lartë. Propozimet vijnë në kuadër të klimës që ka krijuar protesta studentore në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë.
Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, liston këto propozime:
1-Rivlerësim i buxhetit për arsimin e lartë:
-Mbi 4% si në gjithë rajonin.
-Pëgjysmim i tarifave të regjistrimit në programet arsimore.
-Vendosja e kartës së studentit me të gjitha të drejtat që përmban.
2-Demokratizimi i jetës universitare: zgjerimi i së drejtës së votës, në 50% për studentët dhe 50% për pedagogët, në zgjedhjen e strukturave drejtuese të Universitetit, demokratizimi politikave kurikulare dhe administrimit te brendshem.
3-Shkrirja e bordeve ekzistuese dhe rikonceptimi i administrimit të universiteteve në bazë të burimeve intelektuale njerëzore të vetë universiteteve.
4-Pastrimi i universiteteve prej plagjiaturave, korrupsionit dhe reformimi i kritereve për përzgjedhjen e hallkave drejtuese të universiteteve.
Goci thekson se propozimet e pedagogëve kanë marrë për bazë kërkesat e studentëve të dorëzuara në Ministrinë e Arsimit. Ai fton gjithashtu studentët që t’i bashkohen një diskutimi më të gjerë në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Reagimi i plotë i pedagogut Ervin Goci:
Keto jane disa pika te diskutuara dhe hedhur nga nje grupim pedagogesh per diskutim te lire dhe publik mes komunitetit universitar.
Keto propozime jane 4, konçize dhe permbajtesore, te gjitha prekin l
Ligjin e Arsimit te Larte.
Ne ora 18.00 mund t’i diskutojme te agora e Teatrit Kombetar, sigurisht jane marre per baze ato kerkesa qe studentet kane dorezuar te Ministria.
Propozimet si me poshte :
1-Rivlerësim i buxhetit për arsimin e lartë:
-Mbi 4% si në gjithë rajonin.
-Pëgjysmim i tarifave të regjistrimit në programet arsimore.
-Vendosja e kartës së studentit me të gjitha të drejtat që përmban.
2-Demokratizimi i jetës universitare: zgjerimi i së drejtës së votës, në 50% për studentët dhe 50% për pedagogët, në zgjedhjen e strukturave drejtuese të Universitetit, demokratizimi politikave kurikulare dhe administrimit te brendshem.
3-Shkrirja e bordeve ekzistuese dhe rikonceptimi i administrimit të universiteteve në bazë të burimeve intelektuale njerëzore të vetë universiteteve.
4-Pastrimi i universiteteve prej plagjiaturave, korrupsionit dhe reformimi i kritereve për përzgjedhjen e hallkave drejtuese të universiteteve.
Bashkohuni sot ne ora 18.00, shperndajeni njoftimin..sot do flasim vetem per protesten studentore..#mestudentet