Nëna braktis foshnjën 6 muajshe, motra: “Po i jepte gji djalit, i thashë a ke hall të të ndihmoj?

0
195

Suzana Hasula 23 vjeçe nga Arapaj i Durresit, nënë e një fëmije 6-muajshe është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar. 23-vjecarja ka alarmuar familjen dhe Policinë e Durrësit që e kanë shpallur në kërkim.

Motra e Suzanës shpjegoi me detaje situatën. Ajo tha se motra  ka ikur në orën 22 te mbrëmjes, duke lënë në shtëpi fëmijën me gji. Motra e 23-vjecares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe.

 Është nënë e një fëmije 6 muajsh. Suzana pas lindjes ishte shumë e mbyllur dhe nuk dilte nga shtëpia . Motra e saj tha se e ka takuar ditën e djeshme, por ajo ishte ndjerë e shqetësuar pasi Suzana nuk kishte treguar e hapur me motrën e saj.

“Po i jepte gji djalit dhe i thashë a ke hall të të ndihmoj? Çfarë halli ke po nuk me foli fare. Lajmërova prindërit në Bulqizë të vijnë ta marrin për ca dite. Mbrëmë me tha kunati tek ty është motra? -Jo i thashë. Dolëm kërkuam deri në tre të natës dhe ne 8 të mëngjesit bëmë denoncim, kemi bërë denoncimin edhe në polici. Ju lutemi në qoftë  se mundet te na ndihmoni ta bëni publike ne rast se e ka par dikush te na  telefonoje tek ky nr. 0692776727 “, tha ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here