Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish pas zbulimit të aferës së vjedhjes së 18 milionë eurove nga një firmë fantazmë në tenderin e Unazës së Re.
“Afera kriminale e grabitjes nga qeveria e 18 milionë eurove vetëm të një cope rruge të Unaza e Re është në sytë e të gjithëve dhe provat e tmerrshme janë tashmë pronë e publikut”, shkruan ai në një shenim në rrjetet sociale.
Ai i bën thirrjë prokurorisë të reagojë pasi sipas drejtuesit të lartë të LSI, “prokuroria që për turpin e saj ka arrestuar e ndaluar qytetarët për banalitete si riparimin e tualetit apo murit të shtëpisë bën rolin e budallait, nuk ndalon asnjë nga hajdutet dhe lejon me ndergjegje prishjen e provave”.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Hajdutet qeveritare dhe private te 18 milion eurove bredhin te lire dhe fshehin provat, prokurori po e rendon veten!!!
Afera kriminale e grabitjes nga qeveria e e 18 milion eurove vetem te nje cope rruge te Unaza e Re eshte ne syte e te gjitheve dhe provat e tmerrshme jane tashme prone e publikut.
Te gjithe personat pergjegjes jo vetem jane te lire,por levizin edhe jashte shtetit pa asnje kufizim.
Jane te lire te prishin e te fshehin prova te nje afere korrupsioni te pashembullt dhe skandaloze.
Kryeministri,ministri,
drejtori, privatet e perfshire si mbulues dhe presta nome te kesaj afere shetisin te lire.
Prokuroria qe per turpin e saj ka arrestuar e ndaluar qytetaret per banalitete si riparimin e tualetit apo murit te shtepise ben rolin e budallait,nuk ndalon asnje nga hajdutet dhe lejon me ndergjegje prishjen e provave dhe inkursionet e qeveritareve me trasta parash ne dore, qe vijne verdalle neper bote per te manipuluar provat e pakundershtueshme.
Edhe nje here kujdes prokurori po zhytesh thelle nga ku nuk do dalesh dot.